Pablo Sarabia mund të jetë afër largimit nga Paris Saint-Germain në këtë afat kalimtar.
Sipas AS, Wolverhampton, tashmë i drejtuar nga Julen Lopetegui, është i interesuar për reprezentuesin spanjoll dhe tashmë ka bërë një ofertë, shkruan GazetaBlic Sport.
Duke mos dhënë shifra, e përditshmja spanjolle përmend vetëm se drejtuesit e Paris Saint-Germain-it, të cilët synojnë të rikuperojnë një pjesë të 20 milionëve të investuara katër vite më parë, mirëpresin largimin e Sarabias, një lojtar me rrogë të lartë dhe që ka ende një kontratë edhe për një vit e gjysmë.
Kujtojmë se kohët e fundit, L’Equipe kishte vënë re tashmë pakënaqësinë e Pablo Sarabias te parisienët, për shkak të mungesës së mundësive.
/GazetaBlic Sport/


