Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Xhavit Haliti i ka komentuar deklaratat e zyrtarit të lartë të Departamentit Amerikan të Shtetit, Derek Chollet, i cili tha se është urgjente krijimi i Asociacionit të Komunave me shumicë Serbe.
Haliti në një deklaratë të dhënë për Gazeta Blic tha se nëse nuk e pranon shteti ynë Asociacionin, pasojat janë të paparashikueshme për Kosovën.
Sipas tij, qëndrimi i SHBA-së për Asociacionin, është deklarata e z. Chollet, ashtu edhe siç janë edhe deklaratat e z. Eskobar dhe e Ambasadorit të SHBA në Kosovë.
“Të njëjtin qëndrim e kanë edhe vendet e BE-së. Por nuk duhet harruar që ky qëndrim bazohet në Marrëveshjen e Brukselit, Dokumentin e Ahthisarit që realisht është mbështetur në qëndrimet e Grupit të Kontaktit, Konferencën e Rambujesë dhe Marrëveshjën e Kumanovës”, tha Haliti në një deklaratë të dhënë për Gazeta Blic.
Sipas tij, I gjithë ky proces i gjatë e i mundimshëm, ka derivuar shpalljen e pavarësisë dhe ndërtimin e shtetit të pavarur të Kosovës.
“Asociacioni është pranuar gjate bisedimeve “teknike” në Bruksel dhe për ketë ka një marrëveshje të nënshkruar. Asociacioni duhet të bëhet dhe pranohet i tillë çfarë e deklaroj Z. Chollet, pra në përputhje me Kushtetutën e Kosovës dhe Qeveria duhet ta përpiloj statutin e këtij Asociacioni. Problem i madh është se Serbia nuk po pranon asociacionin që ngërthen në vete vërejtjet e Gjykatës Kushtetuese”, tha ai për Gazeta Blic.
Prandaj, shton ai, edhe është krijuar ngërçi në mes të dy vendeve.
Haliti vlerëson se pasoja do të ketë edhe Qeveria nëse nuk i zbaton marrëveshjet si ajo për Asociacionin.
“Nëse nuk e pranojmë zbatimin e marrëveshjeve të nënshkruara, pasojat janë të pa parashikueshme për Kosovën e Qaverinë e saj. Ne duhet ta bëjmë Asociacionin dhe Serbia duhet të mos angazhohet për ta penguar Kosoven në integrimin e sajë në institucione ndërkombëtare: OKB, KE, BE, Interpoll, Unesko etj”, thotë Haliti.
Haliti vlerëson se në bazë të marrëveshjes së Brukselit, Serbia nuk është e detyruar ta njoh pavarësinë e Kosoves, por ajo s’do të pengoj Kosoven në integrimet e saj në institucione ndërkombëtare, ndërsa sa i përket procesit të integrimit të të dyja palëve në BE , “asnjëra palë nuk do t’i qesë pengesa njëra- tjetres në rrugëtimin për t’u anëtarësuar në Bashkimin Evropian”.
Chollet kërkon urgjentisht krijimin e Asociacionit të Komunave me shumicë Serbe