Sporti

Henry mohon spekulimet: Nuk kam kontaktuar me Belgjikën

01/12/2023 11:04
nga:E K

Edhe pse është shkruar shumë për të në periudhën e kaluar, Thiery Henry mesa duket nuk do të bëhet trajneri i ri i Belgjikës. Informacionet thanë se sulmuesi legjendar i është ofruar vetes federatës belge, por tani ka mohuar gjithçka.

“Dua të them se nuk kam kontaktuar asnjëherë me Federatën belge për të ofruar shërbimet e mia për postin e trajnerit të Kombëtares”, ka thënë Henry, përcjell GazetaBlic Sport.

Ai punoi si ndihmës i parë i tashmë ish-trajnerit Roberto Martinez dhe pas eliminimit në fazën e grupeve në Katar, Martinez dha dorëheqjen.

Martinez së fundmi mori përsipër kombëtaren e Portugalisë, por Henry nuk shkoi me të dhe tani është gati për sfida të reja. Shumë ishin të mendimit se ai është alternativa më e mirë duke qenë se e njeh më së miri situatën brenda dhe përreth kombëtares, por pyetja e madhe është nëse do të ndodhë.

Mesa duket, një nga kandidatët për stolin e Belgjikës është legjendari, Andrea Pirlo.

/GazetaBlic Sport/