Policia e Kosovës ka raportuar se është arrestuar një person në Podujevë, pasi në gjendje të dehur kishte thyer një lokal.
I dyshuari pasi kishte thyer lokalin, kishte marrë gjësende të ndryshme, të cilat më pas i janë kthyer pronarit.
Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.


