Sporti

“Nuk mendoj për finalen me Milanin”, Asllani: Duhet të rikthehemi në garë për titullin

01/11/2023 23:49
nga:Lorik J

Kristjan Asllani ishte një nga lojtarët më të vlerësuar në fushë për Interin në ndeshjen e fazës së 1/8-tave në Kupën e Italisë ndaj Parmës. Trajneri Simone Inzaghi i besoi mesfushorit shqiptar një fanellë titullari ndërsa Asllani qëndroi në fushë për 120 minuta duke qenë se ndeshja u vendos në kohën shtesë me zikaltërit që siguruan një biletë për në çerekfinale. Pas sfidës, talenti kuqezi për “FCInternews”, theksoi se skuadra e tij e meritoi kualifikimin ndërsa shtoi se nuk e mendon aspak finalen e Kupës së Italisë ndaj Milanit më datë 18 janar.

“Kaluam një pjesë të parë të vështirë dhe bëmë mirë në fraksionin e dytë për të kthyer lojën. Mendoj se e merituam kualifikimin për në raundin pasardhës. Fitorja është e rëndësishme pasi dihet se ndeshje në të tillë kompeticion nuk janë asnjëherë për t’u nënvlerësuar. Tani duhet të fokusohemi në kampionat, aty ku na pret përballja me Hellas Veronën.

Kemi lënë disa pikë në Serie A dhe nuk mund të shpërdorojmë më pasi duhet të rikthehemi në garë për titullin. Finalja e Kupës së Italisë ndaj Milan? Nuk jam mësuar të luaj në ndeshje të tilla ndaj jam i emocionuar, megjithatë vëmendja për momentin është vetëm tek Verona”, u shpreh Asllani./ss