Sporti

Prishtina zyrtarizon transferimin e portierit, Agron Kolaj

01/11/2023 14:04
nga:Mergim Rreci

Prishtina ka zyrtarizuar transferimin e portierit, Agron Kolaj.

Portieri 21 vjeçar transferohet si lojtar i lirë tek skuadra nga kryeqyteti, teksa në të kaluarën ka mbrojtur portën e klubeve si KF Gjakova, Besa e Pejës dhe FC Llapit, përcjell GazetaBlic Sport.

“Jam shumë i lumtur që bëra pjesë Prishtinës. Vendimi për t’iu bashkuar këtij ekipi ishte shumë i lehtë duke marr parasysh faktin së është njëra ndër klubet më të mëdha në Kosovë dhe rajon gjithashtu. Prishtina e ka bërë një projekt shumë të mirë, të cilit i besoj fuqishëm”, tha Kolaj.