Lajme

“Kur të keni kohë, shkarkojeni ambasadorin”

01/11/2023 13:43
nga:Gazeta Blic

Analisti politik, Avdi Smajlaj ka vazhduar me kritika ndaj punës së Qeverisë së Kosovës.

Ai ka kërkuar ndërmarrjen e disa hapave nga ana e kësaj qeverie, raporton Gazeta Blic.

Postimi i plotë:

  1. Filloni me reformën në arsim, se e shkatrruam të ardhmën e fëmijëve, e të shoqërisë, e të vendit.
  2. Filloni të rregulloni shëndetësinë, se qytetarët maltretohen çdo ditë me shërbime katastrofale, me mashtrime, e doza shkatërruese të barnave.
  3. Filloni reformën në drejtësi, se qytetarëve çdo ditë u bëhet padrejtësi, madje edhe nga vetë organet e drejtësisë, e nuk kanë ku të mbrojnë të drejtat e tyre.
  4. Përfundoni rrugët e papërfunduara, se qytetarët çdo ditë maltretohen aty.
  5. Monitoroni spekulimin me çmime, se kostoja e jetesës së qytetarëve është bërë e papërballueshme.
  6. Monitoroni cilësinë e produkteve që konsumojmë, se vazhdojmë të konsumojmë produkte jocilësore e të rrezikshme për shëndetin. Vazhdojmë të hamë bukën më katastrof më jocilësore në botë.
  7. Kthjelluni e punoni në politikën e jashtme, se prej që jemi bërë shtet nuk kemi qenë më keq.
  8. Mos i mbushni kompanitë e institucionet me militant, partizanë, familjar, se vendi, shteti, e shoqëria ka nevojë për institucione të pavaruara e funksionale.
  9. Pastaj, kur të keni kohe, shkarkojeni ambasadorin.