Sporti

Ndeshja mes Oxford United dhe Arsenal do të hetohet, kjo është arsyeja

01/11/2023 09:47
nga:Mergim Rreci

Sipas Mail Online, Federata e Anglisë do të hetojë ndeshjen mes Oxfordit dhe Arsenalit. 

Sipas informacioneve, ka baste të dyshimta në lidhje me ndëshkimin e një lojtari të Oxfordit me karton të verdhë në këtë takim, transmeton GazetaBlic Sport.

Bëhet fjalë për minutën e 59-të, kur Ciaron Brown mori kartonin e verdhë dhe ky rast ishte pjesë e shumë basteve të ndryshme brenda dhe jashtë Anglisë.

Arsenali fitoi në këtë takim me rezultat 3 me 0 dhe kaloi tutje në raundin tjetër.

/GazetaBlic Sport/