Bylbyl Sokoli ishte trajneri i cili i besoi Ermal Krasniqit në hapat e parë të karrierës profesionale duke e transferuar të fillimisht tek KF Llapi e më pas edhe tek KF Ferizaj.
Ermal Krasniqi sot ka arritur marrëveshje me gjigantët rumun Cluj, ku u transferua për 300 mijë euro nga kampionët e Kosovës, FC Ballkani, shkruan GazetaBlic Sport.
Trajneri i njohur kosovar, Bylbyl Sokoli ka zbuluar se si e kishte transferuar Ermal Krasniqin tek KF Llapi nga liga e tretë, pasi kishte parë talentin e tij.
“Ermal Krasniqin e kemi sjell në KF Llapi nga kategoria e tretë. Ishte shkurtimisht në Llap vetem dy muaj – më pas u angazhuam në KF Ferizaj. Ishte shumë i sukseshem, në sezonin e ardhshëm kaloi te K.F Ballkani, më pas kishte prezantim shumë te sukseshëm në kupat Evropiane”, tha fillimisht Bylbyl Sokoli për ‘GazetaBlic Sport’.
Ai tha se është kënaqësi kur e sheh Krasniqin duke përparuar.
“Është kënaqësi kur futbollisti i trevave tona prezantohet suksesshëm në garat ndërkombëtare”, vazhdoi “Profa”.
Në fund, Bylbyl Sokoli potencoi se Krasniqi ka potencial të madh dhe mund të luajë në klube edhe më të mëdha, teksa mund të thotë fjalën e tij edhe tek Përfaqësuesja e Kosovës në të ardhmen.
“Ermali ka potencial dhe mund të luajë në ekipet edhe më të mëdha së që është Cluj. Po shpresojë që së shpejti të kaloj në ndonjë ligë edhe më të fuqishme se ajo e Rumanisë. Më vonë pres të prezentohet suksesshem edhe në perfaqësuesen e Kosovës”, përfundoi trajneri i njohur kosovar.
/GazetaBlic Sport


