Një person është gjetur pa shenja jete këtë të martë në rrugën “Evlia Qelebia” në Mitrovicë.
Viktima i moshës rreth 60-vjeçare, është gjetur brenda objektit të “Shurdhmemecëve”.
Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë Rajonale të Mitrovicës, Avni Zahiti.
Ai ka thënë se rasti është duke u hetuar.
Ndërkohë, mësohet se personi i cili u gjet pa shenja jete është Nysret Gubetini.



