Sporti

Shiten të gjitha biletat për super derbin Napoli – Juventus

01/10/2023 17:45
nga:Lorik J

Janë shitur të gjitha biletat për ndeshjen Napoli – Juventus që luhet në stadiumi Diego Armando Maradona.

Njoftimi u bë pubklik për Radio CRC nga Amedeo Bardelli, menaxher marketingu i klubit italian, përcjell GazetaBlic Sport.

“Janë shitur të gjitha biletat për këtë ndeshje. Është sfida e sfidave sepse këtu askush nuk i kushton rëndësi taktikave, Juventusi duhet të fitojë nëse dëshiron të afrohet me liderët, do të jetë situata taktike ideale për Napolin. Sigurisht që do të jetë një lojë me interes të madh”, tha ai.

Kujtojmë se kjo ndeshje luhet të premten, teksa Napoli kryeson me 44 pikë, e Juventusi e ndjek në vendin e dytë me 37 pikë.

/GazetaBlic Sport