Lajme

Aksident në fshatin Lëbushë të Deçanit, pesë persona të lënduar

01/09/2023 10:50
nga:Astrit Gashi

Pesë persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur në fshatin Lëbushë të Deçanit.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

“Në aksident ishin të përfshira dy vetura. Të lënduarit janë dërguar për trajtim mjekësor”, theksoi Gashi.