Në prag të ndeshjes me Romën, trajneri i Milan, Stefano Pioli është pyetur në konferencën për mediet, për një sërë çështjes që duken shqetësuese brenda skuadrës së “Djallit”.
Një ndër to ka të bëjë pikërisht me rinovimin e Leao-s, çështje për të cilën tekniku tha se nuk i takon atij të flasë, ndërsa shtoi se me sulmuesin diskuton vetëm për çështjet që i përkasin fushës së blertë.
“Është një periudhë shumë e nxehtë, sepse ai duhet të vazhdojë të luajë mirë. Nuk flas me të për kontratën, por për çështjet e fushës”-tha ai.
Ndërsa sa i përket rikthimit të Zlatan Ibrahimovic, Pioli shtoi se suedezi pritet të nisë punën javën e ardhshme.
“Ibrahimovic do të kthehet në punë javën e ardhshme, siç e parashikon kirurgu që e operoi. Më pas do ta shohim atje”,-deklaroi trajneri./ss


