Skuadra e Villarrealit ka fituar ndaj Real Madridit me rezultatin 2-1, për të marrë tre pikë të mëdha në ndeshjen e parë në La Liga në vitin e ri.
Megjithatë, Villarreali mund të fitonte me rezultat më të thellë – në rast se Danjuma nuk do të dështonte në portën e zbrazët në sekondat e fundit të duelit, shkruan GazetaBlic Sport.
Real Madridi ishte duke sulmuar në aksionin e fundit dhe Courtois kishte lëshuar portën, teksa pas aksionit të dështuar të ekipit të Ancelottit, vendasit dolën në kundërsulm duke kërkuar golin – por goditja e Danjumas ishte e pasaktë.
Më poshtë keni huqjen e tij:
O QUE PERDEU DANJUMA! ??
pic.twitter.com/CUxnVepPoF— Betclic Portugal ??? (@BetclicPortugal) January 7, 2023


