Publicisti Uk Lushi ka reaguar pas deklaratave se plani franko- gjerman nuk e përfshin njohjen e Kosovës, raporton Gazeta Blic.
Sipas tij, ky plan nuk e përfshin njohjen reciproke.
“Këtë e dinë qeveritë e Kosovës, Serbisë, ShBA-së dhe establishmenti udhëheqës i BE-së. Retorika (diplomatike) lidhur me njohjen implicite është dushk për gogla”, ka shkruar ai.
Reagimi i plotë:
Plani franko-gjerman nuk e përfshinë njohjen e Kosovës nga Serbia.
Në sistemin ndërkombëtar ka vetëm një njohje ndërshtetërore– njohja de iure. Këtë e dinë qeveritë e Kosovës, Serbisë, ShBA-së dhe establishmenti udhëheqës i BE-së. Retorika (diplomatike) lidhur me njohjen implicite është dushk për gogla.
Kosova nuk duhet të pranojë bisedime të përjetshme që e shndërrojnë shtetin në instrument gjeopolitik dhe eksperiment.
Një kusht i Kosovës i pakompromis duhet të jetë afatizimi i hyrjen në OKB më së largu më 2028.


