Lajme

Flet babai i të plagosurve: S’e di kë të fajësoj, por nuk po shkon kështu

01/06/2023 19:38
nga:G B

Zvonimir Stojanviq, babai i të plagosurve në Shtërpcë,  Millosh Stojanoviq, ka thënë se ndihet keq për ngjarjen që erdhi deri këtu.

Ai tha se është e vështirë dhe është i shqetësuar për shëndetin e të plagosurve.

“Nuk di kë të fajësoj, por nuk po shkon kështu, është vërtet vështirë”, është shprehur Stojanviq, shkruan Telegraf.rs.

Tutje, ai tha se nuk është i informuar në detaje në lidhje me ngjarjen, por vetëm ka marrë një telefonatë nga klinika në Shtërpcë.