Lajme

Edhe Avdullah Hoti i reagon Kurtit, ia pëmend Shtëpinë e Bardhë

01/06/2023 14:51
nga:N M

Edhe ish kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti ka reaguar pas deklaratave të Albin Kurtit se “SHBA nuk mund ta përfaqësoj Kosovën”, raporton Gazeta Blic.

Hoti ka shkruar në faqen e tij në ‘Facebook’ se Kosova kur bashkëpunonte me vendet mike të Kosovës, njohjet për vendin, vinin direkt nga Shtëpia e Bardhë.

Sipas tij, kjo qeveri e ka pruar punën që të gëzohemi kur ka njohje të reja.

Reagimi i plotë:

Si erdhi puna që të gëzohemi vetëm se nuk ka çnjohje të Kosovës?!
Kur bashkëpunonim me partnerët na vinin njohjet direkt nga Shtëpia e Bardhë.
Tani po iu tregojmë atyre se jemi sovran, dhe po e ushtrojmë sovranitetin edhe në veri. Vendimet po i marrim vetë si shtet sovran që jemi, por njohjet nuk po vijnë. Çudi!

Haradinaj kritikon fort Kurtin për deklaratat për SHBA-në: Albin, mos e luajë viktimën si në vitin 2020