Aventura e Ronaldos në Arabinë Saudite ende nuk ka nisur.
Portugezi u transferua te Al-Nassr ku do të fitoi një shumë marramendëse parash për dy vite të kontratës së tij, shkruan GazetaBlic Sport.
Megjithatë atij mund t’i paraqet problem ligji i shtetit arab.
Sipas ligjeve vendase është ilegale të jetosh me partneren përderisa nuk jeni të martuar, kurse portugezi dhe Georgina Rodriguez nuk kanë lidhur kurorë.
Raportohet se do të mbyllet ‘një sy’ për këtë rast, por mbetet të shihet se si do zhvillohet ngjarja.
Full story:https://t.co/vARXkmwwlg
— SPORTbible (@sportbible) January 5, 2023
/GazetaBlic Sport/


