Deputeti i VV-së, Eman Rrahmani, ka thënë se më shpejt se kurrë duhet rritur pagat në sektorin publik e privat, duke përmirësuar të drejtat e punëtorëve në sektorin privat dhe të investohet në shëndetësi dhe arsim, raporton Gazeta Blic.
Përmes një postimi në Facebook, ai ka thënë se këto masa duhet ndërmarrë urgjentisht që të ndalohet ikja e profesionistëve dhe fuqisë punëtore të fushave të ndryshme jashtë vendi.
Postimi i tij i plotë:
Sot më shpejtë se kurrë duhet të veprojmë…
-rritjen e pagave në sektorin publik e privat;
-përmirësimi i të drejtave të punëtorëve në sektorin privat;
-investimet në shëndetësi dhe arsim.
Këto janë masat që duhet urgjentisht të merren për të ndalur ikjen e profesionistëve dhe fuqisë punëtore të fushave të ndryshme jashtë vendit.


