Kanë kaluar thuajse 24 orë kur presidenti serb, Aleksander Vuçiq ka paralajmëruar se nëntë shtete kanë tërhequr njohjen për Kosovën, e ende nuk e kemi asnjë reagim zyrtar nga ana e drejtuesve të shtetit kosovar, raporton Gazeta Blic.
Ministrja e Punëve të Jashtme të Kosovës, Donika Gërvalla e cila është përgjegjëse direkt e politikës së jashtme kosovare ende nuk e ka thënë as edhe një fjalë të vetme.
Gazeta Blic ka provuar që të marrë një qëndrim nga MPJ, por ende askush nga kjo ministri nuk e ka thënë as edhe një fjalë të vetme.
Njëjtë sikurse Gërvalla, as shefja e politikës së jashtme, presidentja Osmani e as shefi i qeverisë, Albin Kurti nuk e kanë thënë as edhe një gjysmë fjale për këtë paralajmërim të Vuçiqit.
Burime të Gazetës Blic të afërta me drejtuesit e politikës së jashtme kanë thënë se mos regimi në lidhje me këtë paralajmërim të Vuçiqit është tepër shqetësues.
“Është shqetësues fakti se si 24 orë pas dhënies së këtij lajmi nga Vucici, ende nuk e kemi pas asnjë reagim dhe asnjë demant, as nga Gërvalla, as nga Osmani e as nga Kurti. Sikur të kishte spekuluar Vuçiqi, do të ishte mirë që menjëherë të reagohej”, tha ky burim.
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë të mërkurën në paraqitjen e tij vjetore, se nëntë shtete e kanë tërhequr njohjen e tyre ndaj Kosovës.Somalia, Burkina Faso, Gabon, Estëatini, Guinea, Antigua dhe Barbuda, Saint Lucia dhe Maldivet, sipas Vuçiqit, kanë tërhequr njohjen ndaj Kosovës shtet.
“Na presin sfida të vështira sa i përket Kosovës”.
”Ne nuk kemi provokuar askë. Nuk kemi bërë asnjë incident. Si mund të quhet provokim kur mbrohet Kushtetuta jonë. Janë 106 vende që nuk e njohin Kosovën. Nëntë prej tyre e kanë tërhequr. Tri janë edhe më tutje në mëdyshje”, shtoi tutje ai.
Kreu serb foli edhe rreth proceseve integruese të Republikës së Kosovës, duke thënë se vështirë që mund të bëjë diçka për në Këshillin e Evropës, porse do të mundohet me çdo kusht për në UNESCO.
“Po presim vendin e dhjetë që do ta tërheqë njohjen. A mund të bëjmë diçka për Këshillin e Evropës? Vështirë. Për në UNESCO? Do të luftojmë”, pohoi Vuçiq.
Vuçiq thotë se nëntë shtete tërhoqën njohjen e Kosovës, pretendon edhe për të dhjetin


