Sporti

Neymar nuk stërvitet me PSG, mbetet mister arsyeja e brazilianit

01/05/2023 14:28
nga:Mergim Rreci

Një surprizë e pakëndshme në Camp des Loges del PSG. Ylli Brazilian Neymar nuk ka marrë pjesë në stërvitje para udhëtimit të vlefshëm për raundin e Kupës së Francës ndaj Chateauroux.

Nuk dihet ende arsyeja e kësaj mungese të befasishme. As Renato Sanches nuk është stërvitur. Ndër të tjerët që kanë munguar janë Verratti, i skualifikuar, si edhe Mbappe me Hakimin të cilët janë ende me pushime në SHBA.

PSG do të ndeshet mbrëmjen e nesërme ndaj Chatearoux, në shtëpinë e këtyre të fundit, në orën 21:00, ndeshje e vlefshme për Kupën e Francës./h.ll/abcnews.al