Dinamo Zagreb ka shitur Mislav Orsic te Southampton.
Golashënuesi më i mirë evropian në histori të Dinamos sot bën testet mjekësore, pas të cilave do të nënshkruajë kontratë me skuadrën e fundit të Premierligës.
Anglezët do t’i paguajnë Dinamos gjashtë milionë euro dhe dy milionë të tjera përmes bonuseve.
Orsic kishte një pagë vjetore prej 1.2 milionë euro në Dinamo dhe pritet që të paktën dy herë më shumë të ketë në Southampton. Lojtari më i paguar në klub, James Ward-Prowse, fiton 5.9 milionë euro në sezon, dhe vetëm shtatë lojtarë të Southampton fitojnë më pak se 1.2 milionë euro në sezon.
Ndeshja e radhës e Southampton është të shtunën në FA Cup kundër Crystal Palace, dhe katër ditë më vonë në Kupën e Ligës kundër Manchester Cityt. Ndeshja e parë e radhës në ligë është më 14 janar ndaj Evertonit.
/GazetaBlic Sport


