Sporti

Mungoi ndaj Cremonese, ja kur pritet të rikthehet Di Maria në fushë

01/05/2023 11:55
nga:Mergim Rreci

Fituesi i Kupës së Botës, Angel Di Maria nuk mori pjesë në fitoren e Juventusit ndaj Cremonese, por së shpejti mund të kthehet në fushë për ‘Zonjën e Vjetër’.

Anësori 34-vjeçar argjentinas ishte jashtë kësaj ndeshje për shkak të një dëmtimi të lehtë në kyçin e këmbës. Di Maria humbi gjashtë ndeshje në Serie A në gjysmën e parë të sezonit për shkak të lëndimeve dhe shpreson të rikthehet për ta ndihmuar skuadrën në pjesën e mbetur, përcjell GazetaBlic Sport.

Siç raportohet nga Tuttosport, Juventus shpreson të rikuperojë Di Marian në kohë për ndeshjen e tyre të ardhshme me Udinese. Anësori argjentinas mund të zbresë nga pankina për disa minuta në ndeshje.

34-vjeçari dëshmoi klasin dhe cilësinë e tij në Kupën e Botës në Katar dhe Bianconerët janë të etur për ta parë lojtarin në më të mirën e tij në gjysmën e dytë të këtij sezoni.

/GazetaBlic Sport/