Sporti

Super ndeshja mes Interit dhe Napolit, ja bilanci i dy skuadrave në ndeshjet direkte

01/04/2023 20:24
nga:Mergim Rreci

Kampionati italian Serie A rikthehet  pas pushimit të fundvitit.

Kryendeshja e xhiros së sotme është padyshim ajo mes Interit dhe Napolit që luhet nga ora 20:45 në “Guiseppe Meazza”, shkruan GazetaBlic Sport.

Napoli ndodhet në vendin e parë dhe synon triumfin që të mbajë larg Interin, teksa “Nerazzurët” duan rikthimin në garë për titull.

Amir Rrahmani është rikthyer nga lëndimit dhe do të jetë titullar në ndeshjen e sotme.

Inter ka një rekord të mirë ndaj Napolit dhe ka fituar 68 nga 152 ndeshjet e luajtura mes dy skuadrave, kundrejt 46 fitoreve të Napolit.

Ja formacionet zyrtare:

Inter: Onana; Skriniar, Acerbi, Bastoni; Darmian, Barella, Calhanoglu, Mkhitaryan, Dimarco; Dzeko, Lukaku

Napoli: Meret; Di Lorenzo, Rahmani, Kim Min-jae, Olivera; Anguissa, Lobotka, Zielinski; Politano, Osimhen, Kvaratskhelia

/GazetaBlic Sport/