Avokati, Skënder Musa ka thënë se dënimet lidhur me armëmbajtjet në Republikën e Kosovës shqiptohen një shumicë vetëm me gjobë, denim ky i cilësuar sikurse “i lehtë” nga ana e Musajt.
I ftuar në “FIVE” të RTV Dukagjini, Musa ka thënë se prezenca e armëmbajtjeve pa leje paraqet një rrezik gjersa i njëjti bënë një krahasim të dënimeve me shtetin fqinj lidhur me kryerjen e kësaj vepre penale.
“Vet prezenca e armëve pa leje në duart e qytetarve paraqet rrezikshmëri dhe është një e vërtet shumë e madhe që në Kosovë, dënimet për armëmbajtje pa leje janë të lehta për shkak se shumica e dënmimeve shqiptohet me gjobë e jo dënime me burg, edhe pse realisht dënimet janë shumë të ashpëra”, ka thënë ai gjersa ka theksuar se përkundër Kosovës, në Shqipëri, dënime të tilla arrijnë deri në 7 vjet burgim.
Musaj i sheh sikurse të nevojshme kontrollat e vazhdueshme nga Policia e Republikës së Kosovës gjersa i njëjti thekson se nuk duhet përjashtuar as mundësia e krijimit të një TASK FORCE.
“Sa i përket lokaleve të natës, sidomos klubeve të natës, është e domosdoshme që Policia e Kosovës të ketë kontrolla rutinore të shpeshta, sidomos kontrolla për armë, kazino dhe mjeteve të tjera…Ajo çka unë mendoj se është mire është që në nivel të Kosovës të ketë një TASK FORCE dhe jo të iu lihet regjioneve për shkak se nivele regjionale, Kosova edhe kështu është vend i vogël, njihen në mes vete policët dhe pronarët e lokaleve dhe është e pamundshme që sigurimet në lokale të ketë armë pa leje dhe të marrin armë me vete, pastaj ndodhin edhe vrasjet”.
Vrasjet në Kosovë janë tema e cila zuri vend të mërkurën në studion e “FIVE”. Lidhur me këtë, Musaj thotë se është shqetësuese që të vriten personat pa asnjë konflikt të mëhershëm.
“Është shqetësuese sepse është më e rrezikshme që personat të vrahen në mënyrë, mund të them edhe banale, pa konflikte të mëhershme, pa kurrfarë shkaku të mëhershëm, për shkak të të drejtës zakonore që ne e dëgjojmë shpeshherë në zhargonin të ndryshme, varësisht prej krahinave të Kosovës që ne nuk e durojmë këtë apo atë…këto janë fenomenent që nxisin deri tek konfliktet e tek vrasjes dhe në shumicën e rasteve të vrasjeve që kanë ndodhur në Kosovë janë vrasje që nuk mund të kuptohen në aspektin njerëzor, vrasje për shkaqe që nuk ia ka vlejt”, ka thënë ai.


