Lajme

Kelmendi pas deklaratës së Hovenier: Qëndrimi i SHBA-ve tani, është më pozitiv kundrejt Serbisë!

01/04/2023 13:43
nga:Y I

Profesori universitar, Muhamet Kelmendi, ka reaguar pas deklaratës së ambasadorit të SHBA-ve në Kosovë Jeffrey Hovenier se njohja reciproke mes Kosovës dhe Serbisë nuk është e mundur tani.

Kelmendi në një prononcim dhënë për “Gazeta Blic” tha se raportet Kosovë-SHBA nuk janë të atij niveli që ishin para dhe gjatë luftës.

Ai theksoi se qendrimi tani i SHBA-ve është më pozitiv kundrejt Serbisë.

Profesori Kelmendi tha se SHBA-të janë për zgjidhjen e çështjes Kosovë-Serbi mbi bazen progresive, perkatesisht nga çështjet ditore, tek ato me madhore, pa njohje.

“Raportet midis Kosoves dhe SHBA-ve nuk jane te atije niveli që ishin para, gjate dhe pas luftës, deri para kesaj deklarate.Me ardhien e Tramp ne Shtëpi të Bardhë ne Washington raportet moren nje pozicion tjetër, me pozitiv ndaj Serbisë.Nga kjo kohë SHBA po i nderton raprtet me Kosovën, njeherit edhe me shtetin serb, mbi bazën reciproke. Tash SHBA deshiron dhe punon per raporte të mira edhe me Serbinë. Ardhja e Ambasadorit Hill në Beograd, marrdheniet midis Serbise dhe SHBA-se kane marre pozitë tjeter.Qëndrimi tash i SHBA-ve është me pozitiv kundrejt Serbisë. E këtu ka ndryshuar edhe qëndrimi për njohje të shtetit të Kosovës si bazë e marreveshjes midis Kosovës dhe Serbisë. SHBA-të janë për zgjidhjen e çështjes Kosovë-Serbi mbi bazen progresive, perkatesisht nga çështjet ditore, tek ato me madhore, pa njohje. Kjo politik ka marre baze edhe ne plani francezo-gjerman. Edhe këtu nuk qëndron njohja e shtetit te Kosovës në qender. Priten ketej edhe presion i madh ndaj Prishtinës  edhe Beogradit. Të dy keto qendra kerkohet të afrohen dhe të zgjidhin çështjet gradualisht, pa njohje dhe ne paqe”

Tutje Kelmendi theksoi se nga SHBA-të kërkohet asociacioni pa kompetenca ekzekutive.

“Baza është Asociacioni i proklamuar nga SHBA-te. Ne planin franko-gjerman duket se nuk qëndron Asociacioni. Megjithatë, nga SHBA-të kerkohet asociacioni pa kompetenca ekzekutive. Natyrisht se në të ardhmen do të kemi politik të njëjtë dhe të dy anshme të SHBA-ve. Edhe ndaj Kosovës edhe ndaj Serbisë do të ketë qëndrime të veqanta, kuptohet paqësore, respektuese edhe ekonomike e financiare të njejta. Ballkani ka rendesi te madhe per paqen” tha Kelmendi për “Gazeta Blic.

Pas deklaratë së ambasadorit amerikan Hovenier, ka reaguar edhe ish-kryeministri njëherësh deputet i LDK-së, Avdullah Hoti.

Hoti në reagim thotë se qeveritarët duhet t’i tregojnë popullit se ku e kanë katandisur punën që e ka shtyrë SHBA-në,të deklarojë se nuk është koha për njohje nga Serbia.

“Çfarë ka ndodhur në marrëdhëniet e Kosovës me SHBA-në që njohja reciproke nuk është më në qendër?” shkruan Hoti në Facebook raporton Gazeta Blic.

/Gazeta Blic/

Hoti-Qeverisë: Tregojini popullit çfarë ka ndodhur me marrdhëniet Kosovë-SHBA

Hovenier: Njohja reciproke mes Kosovës dhe Serbisë s’është e mundur tani për tani