Lajme

Digjen pesë vetura në Pejë

01/04/2023 10:05
nga:N M

Policia e Kosovës ka njoftuar se janë përfshirë pesë vetura nga zjarri në Pejë.

Ndërsa, rrethanat e zjarrevënies mbesin ende të panjohura.

Rasti është duke u hetuar.

“Është raportuar se në rrethana të panjohura janë përfshi nga zjarri pesë vetura. Në vendin e ngjarjes janë identifikuar tre pronarët, viktima meshkuj kosovar, kurse dy të tjerë ende nuk janë identifikuar. Rasti nën hetime”, ka njoftuar Policia.

Departamenti Amerikan i Shtetit: Kosova e Serbia të krijojnë klimë për pajtim, marrëveshjet të zbatohen pa vonesa