Sporti

“Goditja e miliona eurove” – Darwin Nunez nuk ia ‘qëllon’ as portës pasi del ballë për ballë me portierin e Brentford

01/02/2023 20:33
nga:E K

Liverpool ka pësuar humbje nga Brentford me rezultat 3-1.

Konate e nisi ‘mbrapsht’ vitin për Liverpool duke shënuar në portën e tij që në minutën e 19’të të takimit, shkruan GazetaBlic Sport.

Waiss dhe Mbeumo shënuan dy golat e tjerë për të siguruar fitoren e vendasve, kurse për Liverpool realizoi Chamberlain.

Teksa rezultati ishte 2-1, Nunez kishte një rast të artë shënimi.

Në minutën e 70’të uruguaiani ishte pothuajse i vetëm me portierin kundërshtar, por goditja e tij zhgënjeu shumë, duke mos goditur as portën.

Ja momenti:

VIDEO