Lajme

Plagoset i riu në Shkodër

01/01/2023 15:16
nga:E K

Një i ri është plagosur në orët e vona të mbrëmjes së djeshme në Postribë të Shkodrës.

Ai është qëlluar me armë në këmbë. Burimet thanë se është dërguar në spitalin e Shkodrës dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Policia ka nisur kërkimet për identifikimin e autorit dhe arrestimin e tij.