Lajme

Nga mesnata, Kroacia do hyjë në zonën Schengen

12/31/2022 19:39
nga:G B

Më 8 dhjetor të 2022, Kroacia u pranua në zonën Schengen.

Sipas vendimit të miratuar nga Ministrat e Punëve të Brendshme të Bashkimit Evropian ky vendim do të ishte i vlefshëm nga 1 janari i vitit 2023.

Me hyrjen e Kroacisë në këtë zonë s’do të ketë më kontrolle të udhëtarëve në kufijtë Kroaci-Slloveni dhe Kroaci-Hungari.

Kurse më bonë do të hiqen edhe kontrollet për fluturimet nga aeroportet e Kroacisë drejt vendeve të Schengenit.

Pajtimi që Kroacia të futej në Schengen ishte arritur muaj më parë, pasi asnjë shtet anëtar nuk ishte shprehur kundër këtij vendimi. Por, miratimi i vendimit ishte një procedurë më e komplikuar për shkak se u insistua që të njëjtën kohë të miratohej edhe vendimi për Bullgarinë dhe Rumaninë. Por, disa shtete, përfshirë Austrinë dhe Holandën, ishin kundër hyrjes së Bullgarisë në zonën Schengen.