Lajme

Aksident në Shkodër, 4 makina përplasen më njëra-tjetrën, lëndohen rëndë dy persona

12/30/2022 19:48
nga:Y I

Një aksident i rëndë ka ndodhur pak minuta më parë në aksin Shkodër-Hani Hotit.

Katër automjete janë përplasur me njëra tjetrën pranë fshatit Aliaj, e për pasojë janë plagosur 2 persona.

Në vendngjarje kanë mbërritur policia dhe autoambulanca për të dhënë ndihmen e parë përsonave të plagosur./Euronews Albania/