Lajme

Me një uniformë amerikane që ndodhet në muzeun e Beogradit, Majko uron ditën e veteranëve të Luftës së Kosovës

12/30/2022 10:15
nga:Astrit Gashi

Ish-kryeministri i Shqipërisë, Pandeli Majko ka uruar ditën e veteranëve të Luftës së Kosovës, me anë të një postimi në Facebook, me një uniformë të ushtrisë amerikane që ruhet në muzeun ushtarak të Beogradit.

“30 dhjetor, sot dita e veteranëve të Luftës së Kosovës. Uniforma e veteranit të panjohur të kësaj Lufte, është në muzeun ushtarak të Beogradit. Ajo i përket ushtrisë së SHBA, mike e shqiptarëve. Urime veteranë të Luftës së Kosovës! Jemi, se kujtojmë!”, ka shkruar ish-kryeministër i Shqipërisë.