Lajme

Kurti përshëndet gazetarët që po raportojnë nga veriu, në ndejën e fundvitit

12/29/2022 13:06
nga:G B

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka organizuar ndejën e fundvitit me gazetarë.

Ai në këtë ndejë ka përshëndetur gjithë gazetarët që aktualisht janë duke raportuar nga veriu i vendit.

“I përshëndes gazetarët të cilët sot po raportojnë nga veriu, ata sot nuk janë këtu me ne por ne jemi përherë me ta”, tha Kurti në fjalimin e tij, raporton teve1.info.

Që nga 10 dhjetori kur grupet serbe kanë vendosur barrikadat në veri, kanë ndodhur disa sulme ndaj gazetarëve kosovarë që kanë raportuar nga atje.