Sporti

“Do të habiteni” – kjo është paga e ‘ulët’ javore që merr ylli i Premierligës

12/29/2022 12:35
nga:E K

 

Premierliga njihet si një nga ligat me ekipet që paguajnë më së shumti paga lojtarëve.

Megjithatë ky nuk është rasti te ylli i Brightonit, Moises Caicedo, shkruan GazetaBlic Sport.

Caicedo merr vetëm 3500 funte në javë.

Ylli nga Ekuadori ka nënshkruar kontratë me Brightonin për 5 vite duke përfituar kështua 910 mijë paundë apo 182 mijë paund në vit.

Mesfushori Caicedo ka shënuar një gol dhe ka pasur paraqitje stabile në mesfushë duke e bërë atë një lojtar të kërkuar nga klubet e tjera së paku sipas raportimeve të mediave të huaja.

/GazetaBlic Sport/