Edhe pse Erling Haaland shënoi dy gola në fitoren e Manchester City ndaj Leeds United (3-1), trajneri Pep Guardiola kërkon më shumë efektivitet nga sulmuesi norvegjez.
“Ai shënoi dy gola, por mund të kishte shënuar më shumë. Në çdo rast, ai ishte një ndihmë e madhe për ekipin”, tha trajneri spanjoll, përcjell GazetaBlic Sport.
Guardiola vlerësoi edhe lojtarët e tjerë: “Grealish pati dy asistime dhe e lejoi skuadrën të bënte gjithmonë një hap përpara. Megjithatë, ai duhet të jetë më ambicioz, duhet të shënojë gola dhe duhet të jetë më konkurrues, sepse ka kualitete për këtë“, përfundoi ai.
/GazetaBlic Sport/


