Lajme

“Po dridhen Beogradi dhe barrikadat”

12/28/2022 18:01
nga:Genita C

Eksperti i sigurisë, Agim Musliu, duke komentuar zhvillimet e fundit lidhur me barrikadat e vendosura nga serbët në veri të Kosovës, ka thënë se është çështje orësh heqja e tyre.

Musliu, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se “pas infiltrimit rus në barrikadat e kriminelëve në veri, po e ndjej se Beogradi po dridhet”.

“Barrikadat po dridhen! S’besoj se do të jenë aty edhe shumë kohë – çështje orësh!? Ndoshta?!”, ka shkruar ai.

Ndryshe, kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiq, pas takimit me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë se presidenti serb mendon se duhet të hiqen barrikadat në veri të Kosovës.

Ndërsa, shefi i Zyrës për Kosovën në Qeverinë serbe, Petar Petkoviq, tha se kanë marrë garancitë “më të forta ndonjëherë” nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian, për tërheqjen e serbëve nga barrikadat e ngritura në veri të Kosovës.

Mbase, për ta përligjur heqjen e barrikadave, Rakiq ka ftuar presidentin serb, që sonte t’i takojë serbët lokalë në Rashkë.

Vuçiq sonte del në vijën kufitare me Kosovën, do t’iu tregojë serbëve çfarë të bëjnë me barrikadat

Gjermania u kërkon serbëve të Kosovës t’i heqin barrikadat