Riyad Mahrez supozon se Manchester City është i detyruar të luajë në maksimumin e aftësive të tij në të gjitha ndeshjet në përpjekje për të zvogëluar distancën me liderin e Premier League, Arsenal.
Hapi i radhës është ndeshja e kësaj të mërkure kundër Leeds, transmeton GazetaBlic Sport.
“Duhet të hyjmë në fushë me gjithçka. Ne nuk jemi në krye të Premier League dhe atje duam të jemi. E dimë që duhet të mendojmë lojë pas loje, por synimi ynë është të fitojmë një tjetër titull. Premier League ka shumë skuadra të forta që mund të fitojnë kampionatin. Tani për tani jemi të fokusuar te Arsenali, i cili ka qenë një ekip i shkëlqyer”, ka thënë algjeriani në një deklaratë të publikuar në faqen e klubit.
Manchester City aktualisht zë vendin e tretë dhe është tetë pikë prapa Topçinjve.
/GazetaBlic Sport/


