Kryesisht me diell dhe mjegull në ultësira moti për ditët e fundit të vitit. Mot i butë në ditën e parë të vitit 2023.
28.12.2022 – Ditëve të fundit të vitit 2022 dhe në fillim të 2023-ës kushte të motit të qëndrueshëm do të mbesin mbi vend. Kryesisht me diell parashihet moti ditëve vijuese, me vransira kalimtare ditën e premte.
Përgjatë ultësirave do të ketë kushte për mjegull apo vransira të ulëta, që edhe mund të mbetet më gjatë edhe orëve të pasdites.
Cilësia e ajrit nën këto kushte të motit të qëndrueshëm do të mbetet me indeks në vlera të dobëta dhe shumë të dobëta, apo të pashëndetshme. Ndotësit ajror do të shënojnë rritje më të lartë në koncentrime ditën e shtunë.
29.12 – Mjegull e vransira të ulëta përgjatë ultësirave. Në pjesë tjera kryesisht me diell.
30.12 – Kryesisht me diell dhe vransira kalimtare. Në ultësira mjegull, që vende-vende mbetet edhe gjatë ditës.
31.12 – Kryesisht me kthjellime e diell. Orëve të mëngjesit ngrica, e përgjatë ultësirave kushte për mjegull.
1.01.2023 – Në mëngjes mjegull përgjatë ultësirave. Në pjesët tjera kryesisht me diell.
2.01 – Kryesisht me diell. Në mëngjes mjegull përgjatë ultësirave.
Temperaturat vazhdojnë të luhaten në vlera më të larta për këtë periudhë kohore. Minimalet mund të zbresin edhe deri në -2C, e ato maksimale shënojnë rritje deri në 10C e 11, apo edhe 12C ditëve të para të vitit 2023. Mirëpo në pjesët ku mjegulla mund të mbetet edhe ditën, vlerat maksimale, do të jenë ndjeshëm më të ulëta.
Kryesisht dominojnë qetësitë gjatë kësaj periudhe kohore, mirëpo herë herë frynë erë e lehtë drejtimesh të ndryshme 1-4m/s.
Shtypja atmosferike mbetet e lartë mbi vlera normale.


