Alessandro Bastoni mbetet një temë kryesore në shtëpinë e Interit, kjo pasi mbrojtësi ende nuk ka rinovuar.
Kontrata aktuale skadon më 30 qershor 2024 dhe Bastoni kërkon 4.5 milionë euro për të rinovuar kontratën, ndërsa klubi nuk ofron më shumë se 4 milionë euro.
Ditët e fundit ka pasur një takim mes palëve, por dëshira e mbrojtësit për të qëndruar mund të ndikojë që kjo situatë të mos kthehet në një telenovelë.


