Në konferencën e tij për shtyp këtë pasdite përpara rikthimit në aksion me Paris Saint-Germainin, Christophe Galtier ka treguar se Lionel Messi do të rikthehet në stërvitje javën e ardhshme.
Messi iu dhanë dhjetë ditë pushim pas përfundimit të Kupës së Botës “Katar 2022”, atje ku ai triumfoi me Argjentinën.
Pas suksesit, 35-vjeçari dhe ekipi argjentinas udhëton drejt vendlindjes për të festuar me popullin e tyre.
Messi ndodhet ende atje, teksa atë në aksion me kampionet e Francës do ta shohim vitin e ardhshëm. Kjo u konfirmua edhe nga Galtier sot, përcjell “RMC Sport”.
Kësisoj, shtatë herë fituesi i “Topit të Artë” do t’i mungojë në dy parisienëve në dy ndeshjet e ardhshme në kampionat; kundër Strasbourg (28 dhjetor), Lens (1 janar).


