Sporti

Klopp me fjalë të mëdha për Nunez: Nuk ka rëndësi mungesa e golit, ka impakt të jashtëzakonshëm

12/27/2022 12:44
nga:Mergim Rreci

Trajneri i Liverpool-it, Jurgen Klopp, vlerësoi paraqitjen e sulmuesit 23-vjeçar uruguaian, Darwin Nuñez , në fitoren e ‘të kuqve’ në Villa Park.

Ai tha se mungesa e golit nuk ka rëndësi dhe se po e gëzon paraqitja e tij e mirë dhe komponimi i tij me skuadrën, shkruan GazetaBlic Sport.

“Kjo nuk ka rëndësi, së shpejti do t’i rikthehet golit. E pabesueshme është loja që ai [Darvini] bëri. Jeta ndonjëherë është e padrejtë: Por të jeni të sigurt, ai do të shënojë sërish. Edhe nëse nuk e bën, ajo që i jep ekipit nuk lë asnjë dyshim: ai ka fuqi të jashtëzakonshme, kjo është e pabesueshme”, tha Jurgen Klopp, në fund të ndeshjes, për Amazon Prime Sports.

/GazetaBlic Sport/