Lajme

Reagon Haxhi Avdyli, bëhet sikurse nuk i ‘mbeti hatri’, ka disa fjalë për Vitinë e Shëndetësinë

12/26/2022 14:37
nga:G B

Deputeti i Listës Guxo, Haxhi Avdyli, ka mirëpritur emërimin e Arben Vitisë si ministër të shëndetësisë, raporton Gazeta Blic.

Përmes një postimi në Facebook, ai ka thënë se sukseset në reformimin e sistemit, e rritjen e cilësisë së shërbimeve , mbetet përgjegjësi e të gjitha hallkave e akterëve kudo që janë, qofshin menaxherë, OJQ, ekspertë, politikanë në pozitë, bile edhe atyre në opozitë.

Postimi i tij i plotë:

E mirëpres lajmin për emërimin Arben Vitia si ministër të shëndetësisë.

Tani shëndetësia ka adresë politike.

Por sukseset në reformimin e sistemit, e rritjen e cilësisë së shërbimeve , mbetet përgjegjësi e të gjitha hallkave e akterëve kudo që janë, qofshin menaxherë, OJQ, ekspertë, politikanë në pozitë, bile edhe atyre në opozitë.

Si ne të kaluarën, edhe tash, ne do jemi bashkë për të avancuar reformimin e sistemit tonë të brishtë shëndetësor.