Lajme

PDK për Arben Vitinë: Ditë të mira për shëndetësinë nuk do të ketë edhe për një kohë

12/26/2022 14:20
nga:N M

Shef i Grupit Parlamentar të PDK Abelard Tahiri ka reaguar pasi që kryeministri i Kosovës emëroi ministër të Shëndetësisë Arben Vitinë, raporton Gazeta Blic.

Ai ka thënë se Vitia mbahet mend vetëm për video me mesazhe durimi kur pandemia rrezikonte jetën e qytetarëve

Reagimi i plotë:

Pas afër tre muaj pritjesh për të reflektuar përballë degradimit të shëndetësisë, degradim që u manifestua edhe tragjikisht, kryeministri Kurti paska vendosur që ta rikthejë në krye të shëndetësisë një ish ministër, i cili, mbahet mend veç për një gjë: strehimin pas videove me mesazhe durimi, kur pandemia rrezikonte jetën e qytetarëve. Ditë të mira për shëndetësinë siç duket, nuk do të ketë edhe për një kohë. A për mafinë e shëndetësisë, me gjasë ky durim prej tre muajsh ia paska vlejtur.