Lajme

Një i vdekur nga aksidenti në Novosellë të Pejës, tre të lënduar

12/26/2022 10:22
nga:G B

Një person ka vdekur si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur në fshatin Novosellë të Pejës.

Lajmin e ka konfirmuar Fadil Gashi, zëdhënës i policisë për rajonin e Pejës.

Gashi tha se fillimisht ishin raportuar katër të lënduar derisa pas ekzaminimeve të tjera në vendin e ngjarjes është hasur edhe në një person pa shenja jete.

“Informatat zyrtare fillestare ishin për katër të lënduar. Pas ekzaminimit të vendit të ngjarjes u vërejtur edhe një person në veturë shenja jete”, tha Gashi.

Ai theksoi se të lënduarit e tjerë janë dërguar fillimisht në spitalin rajonal të Pejës e më pas edhe në Qendren Klinike dhe Universitare të Kosovës.

Në vendin e ngjarjes ka dal edhe Inspektorati i Policisë pasi që në aksident është i përfshirë edhe një zyrtar policor.