Sporti

Lewandowski: Sigurisht se dua ta fitoj Europa League me Barcelonën, por ëndrra mbetet Champions League

12/26/2022 09:54
nga:E K

Me zhgënjimin e eliminimit në Champions League, Barcelona tani synon të paraqitet mirë në Ligën e Evropës. Objektivi i paralajmëruar edhe nga Robert Lewandowski.

“Ne duam ta fitojmë atë. Ndeshja e parë do të jetë kundër Manchester United dhe do të jetë shumë e ndërlikuar. Rruga drejt fitores është shumë e gjatë, gjithçka që mund të bëjmë është të mendojmë vetëm nga loja në lojë”, përcjell GazetaBlic Sport.

Sfida më e madhe për të mbetet fitimi i Champions League me Barçën.

Sigurisht, fitimi i Ligës së Kampionëve këtu do të ishte një ëndërr. Por unë gjithashtu dua La Ligën, është një nga objektivat për këtë sezon“, përfundoi polaku.

/GazetaBlic Sport.