Sporti

Konfirmohet nga trajneri Ten Hag, Manchester United vazhdon kontratën me 4 futbollistë

12/24/2022 17:34
nga:Mergim Rreci

Trajneri i Manchester United, Erik Ten Hag, ka konfirmuar se klubi ka aktivizuar opsionin për të zgjatur kontratën e Diogo Dalot për një sezon tjetër, ashtu si tek Fred, Marcus Rashford dhe Luke Shaw.

“Po, mund ta konfirmoj këtë situatë. Jemi të lumtur sepse skuadra po shkon në drejtimin e duhur. Këta lojtarë japin një kontribut të madh në këtë drejtim”, shpjegoi trajneri, përcjell GazetaBlic Sport.

Reprezentuesi portugez, i cili tani është i lidhur me klubin deri të paktën në qershor 2024, ka qenë në Manchester United që nga viti 2018, i nënshkruar nga FC Porto për 22 milionë euro. Ai kaloi një sezon në huazim te Milani, në 2020/2021, duke marrë 85 ndeshje për djajtë e kuq (2 gola).

/GazetaBlic Sport/