Trajneri, Graham Potter është shprehur i lumtur me Hakim Ziyechin.
Maroku kishte një Botëror jashtëzakonisht të mirë dhe Ziyech ishte pjesë themelore e këtij suksesi, shkruan GazetaBlic Sport.
Potter në një intervistë ka thënë se ai gjithmonë ishte në dijeni për cilësitë e tij.
“Këtu në Chelsea ne i dimë cilësitë e tij dhe na pëlqen ai. Kam folur me Hakim pasi gjithmonë ka lojtarë që nuk janë në formacionin fillestar dhe duhet të jenë të durueshëm”, tha fillimisht ai.
“Jam i kënaqur që ai merr pjesë në lojë dhe ndihmon ekipin”, përfundoi Potter.
/GazetaBlic Sport/


