Lajme

Masakroi gruan, shqiptari dënohet me burgim të përjetshëm në Itali

12/24/2022 08:39
nga:Y I

Gëzim Alla, muratori shqiptar që vrau bashkëshorten 38-vjeçare me çekiç është dënuar me burgim të përjetshëm.

Ngjarja kriminale ndodhi më 18 Prill 2021 ku Gëzim Alla goditi me çekiç gruan e tij Dorina Alla , në Pove del Grappa, në provincën e Vicenza-s.

Fëmijët e mitur të çiftit ishin fshehur nga frika postë krevatit në dhomën e tyre kur ndodhi krimi makabër.

Gjykata gjithashtu e dënoi 53-vjeçarin me dëmshpërblim pasuror.

Ai do të duhet të paguajë 100 mije euro për çdo fëmijë.

Gjykata urdhëroi edhe heqjen e përgjegjësisë prindërore./Abcnews.al/