Ministrja e Punëve të Jashtme dhe e Diasporës, Donika Gërvalla-Schwarz po raporton në Komisionin për Punë të Jashtme dhe Diasporë lidhur me punën dhe aktivitetet e MPJD-së gjatë vitit 2022. Ajo tha se puna e këtij dikasteri gjatë vitit 2022, ka qenë kryesisht përpjekja për anëtarësim në organizatat ndërkombëtare dhe krijimi i marrëdhëniet bilaterale e diplomatike me shtetet që nuk e kanë njohur Kosovën.
Po ashtu ajo tha se janë angazhuar dhe përqendruar në thellimin e marrëdhënieve me shtetet partnere dhe aleate.
Gërvalla po ashtu tha se gjatë këtij vitit kanë pasur shkëmbim të jashtëzakonshëm dhe vizita në shtetet të ndryshme, ku kanë forcuar edhe marrëdhëniet ekonomike e politike.
“Kemi aplikuar në Këshillin e Evropës dhe ky anëtarësim ka kaluar në shumë etapa të ndryshme. Shpresojmë që vitin 2023 të sjell frytet që kemi punuar gjatë këtij viti. Po ashtu edhe puna jonë edhe për njohjen e 5 vendeve që ende se kane njohur Kosovën”, deklaroi Gërvalla.
Sipas ministres, sfide mbetet edhe mësimi në gjuhen shqipe në mërgatë, për të cilën ajo tha se ky dikaster ka strategji.


