Policia e Kosovës ka njoftuar se kanë arrestuar një person në fshatin Pozhoran të Komunës së Vitisë, raporton Gazeta Blic.
Sipas policisë ai ishte i kërkuar nga Gjykata.
Njoftimi i plotë:
Drejtoria Rajonale e Policisë Gjilan, Njësiti Rajonal i Komunikacionit Rrugor në fshatin Pozheran Komuna Viti, gjatë kontrollit rutonor në trafik me datën 22.12.2022 në kuadër të planit operativ për realizim të urdhëresave gjyqësore ka arrestuar personin e kërkuar shtetas i Kosovës M.I. (1997).
Ai ishte i kërkuar në bazë të urdhëresës të lëshuar nga Gjykata Themelore Gjilan me denim burgimi prej njëqind e tetëdhjetë (180) ditësh për veprat penale ‘’ Mosdhënia e ndihmës personit të lënduar në fatkeqësinë e trafikut publik’’. Pas përfundimit të procedurave i njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit. Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan do të vazhdojë me realizimin e urdhëresave ndaj personave që ende nuk i janë përgjigjur thirrjes së gjykatave.
Ftojmë qytetarët të bashkëpunojnë me policinë dhe nëse kanë informacione për personat që janë të kërkuar nga organet e rendit, të njoftojnë menjëherë Stacionin më të afërt, përmes aplikacionit ,Lajmëro Policinë ‘’, E-mail:[email protected] dhe numrat kujdestarë:192; 03850807001.
Gjermania kërkon heqjen e menjëhershme të barrikadave ilegale në veri


